Ronaldo sërish e ka mundur Messin

Cristiano Ronaldo sërish e ka mundur Leo Messin.

Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është shpallur sportisti më i paguar në botë nga revista amerikane ‘Forbes’.

Ronaldo kryeson në listën e atletëve më të paguar, para Leo Messit në vendin e dytë dhe yllit të NBA LeBron James i cili renditet i treti.

31-vjeçari fitoi 88 milionë dollarë deri më 1 qershor të vitit 2016, duke lënë prapa rivalin e tij Leo Messi i cili ka fituar 81.4 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit.

Kjo është hera e parë që nga viti 2000 ku numri një nuk mbahet nga boksieri Floyd Mayweather, apo golfisti Tiger Woods.

Pas Ronaldos, Messit dhe LeBron James, renditen Roger Federer, Novak Djokovic, Phil Mickelson dhe Jordan Spieth.

Temat
BotëSport

Të afërta