Refuzoi pagesën e fustanit të dasmës, ja çfarë i ndodhi (FOTO)

Zemërimi i një nuseje ka sjellë dhe prishjen e makinës së ish-partnerit të saj, me çekiç, pasi ai refuzoi që t’i paguajë asaj fustanin e dasmës, i cili nuk do t’i hyjë më në punë.

Në mometin që i erdhi një faturë prej 150 paundësh, Sally Hallett, 32 vjeçare u mërzit pafund, pasi fatura e fustanit të saj ishte refuzuar të paguhej nga partneri i saj.

Pas anullimit të dasmës ajo gjeti një mënyrë tjetër për tu hakmarrë kundër makinës së ish-të dashurit Stuart Sam, duke e goditur me çekiç në pjesën e përparme të xhamit, në pjesën e kofanos dhe duke e gërvishtur në pjesët anësore dhe të pasme.

Aktualisht ndaj saj gjykata ka dhënë një urdhër ndalimi ndaj ish-të dashurit për një periudhë 6 mujore, sepse ajo u shpall fajtore për dëme.

Temat
Fun

Të afërta