2.9 gramë heroinë ka gjetur Polica e Kosovës gjatë një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari mashkull nga Gjilani. Poseduesi i tyre ka përfunduar, të martën, në pranga dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, raporton Gazeta Express.
“Njësitet policore të DHTN-së Gjilan, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, ka bërë bastisjen e shtëpisë, pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 7 doza me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë në peshë prej 2.9 gramë”, njofton Policia. /GazetaExpress/.
Fjalët kyçe
Policia e Kosovës