Pesë të lënduar në dy aksidente të ndara në Prishtinë

Dy aksidente të ndryshme kanë ndodhur të martën në Prishtinë që për pasojë kanë pasur disa persona të lënduar.
Njëri aksident ka ndodhur pak pas mesnate në rrugën “Vëllezrit Fazliu” në kryeqytet, nga i cili lëndime morën tre persona, njëri prej të cilëve vazhdon të trajtohet në QKUK.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre meshkuj K/Shqiptar, ku dy prej tyre pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi, ndërsa njëri është ndaluar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, përcjell Gazeta Express njoftimin e Policisë në raportin 24 orësh.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Shkabaj. Një veturë ka goditur dy biçikletistë, e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes. Të dy ngasësit e biçikletave janë dërguar në QKUK.

Temat
LajmeVend

Të afërta