Nuk do të ketë duet mes Nora Istrefit dhe Ledri Vulës!

Sot në portalet vendore dhe ato në Shqipëri, ka qarkulluar lajmi se reperi Ledri Vula dhe këngëtarja Nora Istrefi po sjellin duet të ri.

Mirëpo, ky lajm nuk është i vërtetë. Burime të afërta të Indeksonline me këngëtaren, kanë mohuar se Nora po sjell duet me Ledrin. Ajo këtë verë do të vij me një bashkëpunim por me tjetër këngëtar.

Së fundmi, Nora po shijon suksesin e këngës ‘Sa t’kom dasht’ të lansuar muaj më parë.

Temat
Showbiz

Të afërta