Nuk do ta besoni se cila është puna më e ëmbël në botë (Foto)

Një punë kaq e “ëmbël” nuk gjendet çdo ditë. Por 24- vjeçari anglez Ed Sowerby, paguhet për të provuar torta gjithë ditën.

Një zanat për rrjetin e supermarketeve “Asda”, që shumë njerëz e kanë zili, ndaj Ed quhet ndryshe si mbreti i ëmbëlsirave.

Në një vit ai ka ngrënë 1880 feta tortë, dhe me këtë punë ka fituar një diplomë për Shkenca Ushqimore, si dhe një eksperiencë me vlerë pune si furrtar, shkruan noa.al.

Për “Asda” është përgjegjës i sektorit të ëmbëlsirave dhe fjala e tij ka shumë peshë. “Ka shumë sekrete pas pjekjes perfekte të një torte, por për mua ajo që bën diferencën janë vezët. Duhet të jenë të freskëta dhe me temperaturë ambienti”, thotë Ed për “Daily Star”

Temat
Fun

Të afërta