Monika është kapitene jashtë fushe

Lorik Cana do të udhëheq skuadrën kombëtare në fushë, ndërsa jashtë saj, bashkëshortja e tij, Monica Ercoli.

Kështu të paktën mendon tabloidi The Sun që ka zgjedhur 24 bashkëshortet më të bukura të këtij Evropiani, nga një për secilën skuadër.

Mediat ishullore nuk harron të kujtojë faktin që Lorik Cana ka pasur në krah shumë bukuroshe shqiptare, ndërsa shkruan se kur u transferua tek Sunderland ai erdhi bashkë me ish-Miss Universe.

Ashtu si skuadra në fushë, edhe Monica ka një konkurrencë të fortë në Grupin A. Kjo pasi Franca prezantohet me të dashurën e mbrojtësit Sagna, Ludivine Kadri, ndërsa Zvicra me të dashurën e Valon Behramit, Elena Bonzanni dhe Rumania me Sabrina Chiriches, bashkëshorten e Vlad Chiriches.

lori3

3_cana

Cana-11

Temat
RajonSport

Të afërta