Milaim Zeka :Vendi ku ta kepusin kembet e shendosh, e deputetet debatojne per gjera qe nuk ju takojne(FOTO)

Gazetari i njohur Milaim Zeka ka reaguar në lidhje me skandalin në Spitalin e Gjakovës, ku mjeku nga pakujdesia operon këmbën e pacientit gabimishtë.

Ja postimi i ploit:

Vendi ku ta kepusin kembet e shendosh, e deputetet debatojne per gjera qe nuk ju takojne
Zgjohet njeriu me mengjes, hap nje gazete ditore, edhe lexon se si mjeket e nje spitali ne Gjakove, duke menduar qe po e operojne ndonje lope te pazarit, ia kepusin kemben e djathte nje gruaje, a ne fakt ajo e kishte te semure kemben e majte.
Imagjinoni me ma pas operu mu veshin e djathte, vend atije te majtit.

Prej ketij lajmi, kalojme tek lajmi tjeter. Kuvendi paska deklaruar qe nuk mundet t i zgjidhe problemet afariste te “Feronikelit”. Imagjinoni nje vend normal, a do te diskutonte per problemet e nje kompanie private?!
Krejte sindikata e feronikelit, kuptohet kryesia, bashke me menaxhmentin vendor, nuk meritojne as me shume, e as me pak, se sa te shkojne ne burg.

Prej te parit, deri tek i mbrami, bashke me udheheqesit komunal te Drenasit, deri tek qeveria qenderore e Kosoves, e kane ditur se cfare hajnish dhe manipulimesh po behen ne Feronikel, po kujte palla nuk i hanger per kete pune. Te gjithe e kane ditur se kjo kompani ka vjedhur milion e miliona kilovat rryme, si dhe xehet i ka nxjerre ilegalisht jashte tregut te Kosoves.

Askush nuk na ka faj qe jemi ba si ajo halla Vase qe i binte defit ne “shinobus”, edhe knaqej kush po ja jepte 20 dinar te Titos. Kur je keshtu, aman mos folni, edhe ju o deputet te shkrete, e dim bre qe shumica jeni puro analfabet me diploma univerzitare, ama mos folni bre. Aman mos folni qe te pakten te mendoj populli qe nuk jeni edhe bash krejte budall. Po cka keni me diskutut more ju per Feronikelin?! Nese doni me diskutut e me ba nje pune te hajrit per ate Drenice te shkrete, hajde formojeni nje grup hetues ne kuader te Parlamentit, edhe hetojeni krejte procesin e privatizimit te “Feronikelit”, pastaj flasim…

Ama qysh me ba kete pune, kur shumica e ketyre liderve politik, te te gjitha partive, jane te perfshire ne dosjen e krimit te “Feronikelit”!!!

13393409_10207804550565904_2103538778_n

Temat
LajmeVend

Të afërta