Matthew Hitt i jep fund lidhjes

Aktorja 26 vjeçare Dakota Johnson dhe i dashuri i saj prej dy vitesh, Matthew Hitt, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Një burim për “Just Jared” ka deklaruar: “Dakota dhe Matthew kanë patur një lidhje jo të rregullt gjatë këtyre dy viteve.

Ata nuk kishin mundësi ta shihnin shpesh njëri-tjetrin kohët e fundit, për shkak të axhendave të ngarkuara.

Momentalisht ajo ndodhet në Vankuver në xhirimet e filmit të saj të fundit, ndërsa Matthew po përgatitet për turneun e tij veror së bashku me grupin e tij”.

Temat
Showbiz

Të afërta