Së shpejti pritet të del kënga e radhës e këngëtares tashmë të njohur në një mënyre paksa me të veçantë, Linda Morina.
Kjo këngë do jetë për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, ku si duket Linda nuk e kundërshton si shumica tjetër, por është pro kësaj, shkruan Magazina.al.
Ajo në profilin e saj zyrtar në Facebook, si fillim ka lajmëruar këngën , pastaj ka shkruar diçka nëlidhje me këtë çështje, tashmë e folur dhe përfolur shumë.
“mos e ki dert per dumarkacion o ramush haradini se nuk u tradhtar hashimi. nga buroja kan dal burrat mat zot tkti veni”, shkruan këngëtarja.
Gjë që na le të kuptojmë së ajo beson në fjalën e presidentit Hashim Thaçi.
Dhe njëjtë e këshillon edhe të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tashmë dihet që është kundër kësaj marrëveshje, ku mendohet që Kosova ti ketë falur 8 mijë hektarë tokë, Malit të zi.