Kur Muhamed Ali e “shkatërroi” Donald Trumpin me 132 fjalë për Islamin (Foto)

Muhamed Ali, legjenda e boskit, kampion i drejtësisë sociale dhe njëri nga sportistët më të mirë në këtë tokë, ndërroi jetë në moshën 74 –vjeçare.

Përveçse i njohur në performancat e pashoqe në ring, Ali u bë i njohur edhe për mendjen e tij të mprehtë, shkruan TheIndependent, transmeton lajmi.net.

Por pasi kandidati demokrat për president Donald Trump tha se në planet e tij ishte ndalimi i të gjithë myslimanëve që të hyjnë në ShBA, myslimani më i famshëm në Amerikë e ‘shkatërroi’ atë me një deklaratë prej vetëm 132 fjalësh.

“Unë jam një mysliman dhe s’ka të bëjë asgjë më islamin vrasja e njerëzve të pafajshëm në Paris, San Bernadino apo kuqoftë në botë. Myslimanët e vërtetë e dinë se dhuna e pamëshirshme e të ashtuquajturve Shtet Islamik shkon kundër parimeve të religjionit tonë. Ne si myslimanë duhet të qëndrojmë kundër atyre që e përdorin islamin për t’i përmbushur qëllimet personale të agjendës së tyre. Myslimanët e vërtet e dinë ose duhet ta dinë se shkon kundër fesë sonë që të përdorim forcën tek dikush tjetër.

Duke folur si dikush që asnjëherë nuk kam qenë i akuzuar për korrektësi politike, unë besoj se liderët tanë politikë duhet të përdorin pozitën e tyre që të sjellin kuptueshmërinë rreth fesë islame dhe të qartësojnë se këta vrasës të kequdhëzuar i kanë çoroditur pikëpamjet e njerëzve rreth asaj që Islami është me të vërtetë”, ishin fjalët e Muhamed Alis kundër Donald Trump.

132

Temat
BotëLajme

Të afërta