Janë gjashtë shtetas të Republikës së Kosovës të cilët prej kohësh janë shpallur persona në kërkim nga Policia e Shtetit në Shqipëri.
Ata janë të dënuar për vepra të ndryshme penale, ku bashkërisht dënimi i tyre arrin mbi 60 vjet burg, raporton Indeksonline.
Të kërkuar janë: Tomë Lleshdedaj, Naser Gashi, Bekim Muhadiri, Gjon Deda, Melaim Hameti dhe Ahmet Ajeti. Ky i fundit është 33-vjeç dhe është dënuar me 20 vjet burg për një vrasje.
Naser Gashi është personi i vetëm nga Kosova i cili është i kërkuar me fotografi, përderisa të tjerëve u janë publikuar vetëm të dhënat personale, veprat e kryera dhe dënimet.
Policia e Shtetit shqiptar lutë të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion të raportojnë në numrin 129 në Shqipëri ose në e-mail adresën: policiaeshtetit@asp.gov.al.