Familja Istrefi përkujtojnë babain e humbur 12 vite më parë (FOTO)

Në përvjetorin e 12 të vdekjes, Era, Nora dhe anetaret e tjere te familjes e kanë ndarë me ndjekesit ndjesinë që u ka lënë humbja e babait të tyre.

“Sot 12 vite pa ty babi im i dashur. Më mungon çdo ditë.. Ti ishe shembulli i një babai”, ka shkruar bashkëngjitur një fotoje që ka postuar në Instagram, Nora Istrefi.

Nezir Istrefi kujtohet edhe nga miqtë e tij dhe publiku kosovar, pasi ai ka qenë një ndër gazetarët më të njohur të Radiotelevizionit të Kosovës.

Zëri i tij ka qenë shumë i njohur në vitet ’80, kur ai realizoi disa dokumentare e reportazhe.

Nga martesa me këngëtaren e njohur asokohe, Suzana Tahrisylaj, erdhën në jetë katër fëmijë, Nora, Nita, Era dhe Bledi.

Temat
Showbiz

Të afërta