Çfarë simbolizojnë emrat e shqiptarëve të Zvicrës

ST GALLEN, SWITZERLAND - MARCH 05: during the international friendly match between Switzerland and Croatia at the AFG Arena on March 5, 2014 in St Gallen, Switzerland. (Photo by Marc Eich/Getty Images)

Ndeshja me Shqipërinë në sfidën parë të Grupit A të eliminatoreve të Europianit, i ka detyruar zviceranët të rrëmojnë më shumë në kulturën shqiptare, ose më saktë të analizojnë prejardhjen e emrave të futbollistëve me origjinë shqiptare që përfaqësojnë Zvicrën.

E përditshmja zvicerane, Blick përpiqet t’u shpjegojë tifozëve zviceran se cila është domethënia e emrave të Behramit, Shaqirit, Xhakës, Xhemailit apo Mehmedit.

Valon, shpjegon Blickka të bëjë me fjalën valë apo impuls. Në shqip lidhet fluturim, rrëmbim, pra ka konotacion patriotik.

Në serinë e emrave patriotikë është edhe ai i Shaqirit. Gjerdani është mbajtësja e fishekëve të armëve të luftëtarëve. Në këtë rast zviceranët shpresojnë se Shaqiri ta ketë mbushur fishekë gjerdanin e tij në sfidën me kuqezinjtë.

Më paqësor, është emri i Xhemailit. Blerim do të thotë lulëzim. Dëshira e tifozëve të Zvicrës është që ai të lulëzojë në Evropian, si në ndeshjet e fundit miqësore.

Emri i Granit Xhakës ka të njëjtin kuptim si në shqip ashtu edhe në gjermanisht. Është emri i një shkëmbi të fortë, që simbolizon fuqinë dhe paprekshmërinë.

Por jo të gjithë emrat e shqiptareve lidhen me forcën apo trimërinë. Admir apo Burim, janë emra që shprehin gëzim, hare.

Zviceranët shpresojnë që anën patriotike lojtarët kuqezi ta shfaqin jo në sfidën e parë me Zvicrën, por me Francën dhe Rumaninë.

Temat
BotëSport

Të afërta