Basketbollisti shqiptar në “Rio 2016”

Kombëtarja e Turqisë në basketboll ka filluar përgatitjet për lojërat olimpike verore.

“12 Dev Adam” siç quhen ndryshe kombëtarja turke e basketbollit për paraqitje sa më të mira gjatë “Rio 2016” po përgatitet në kryeqytetin filipinas të Manilas.

E në mesin e 20 basketbollistëve gjendet edhe lojtari prishtinas, Kenan Spahiu, i cili ka marrë ftesën e trajnerit turk, Engin Ataman, transmeton Telegrafi.

Basketbollisti 21-vjeçar po konsiderohet si njëri ndër lojtarët më perspektiv turk, ndërsa pritet të ‘draftohet’ edhe në ligën më të fortë të basketbollit, NBA.

Për një sezon ka qenë i huazuar te skuadra turke e Pinar Karsiyakas, gjersa tani është kthyer te ekipi nga Stambolli, Fenerbahce.

Kujtojmë se në vitin 2013 ishte zgjedhur MVP i turneut evropian nën 18-vjet, ku ishte shpallur edhe kampion me Turqinë.

Vlen të ceket se lojërat e sivjetme olimpike do të mbahen në qytetin brazilian të Rio de Janieros.
kenan_sipahi_milli_takim

Temat
BotëSport

Të afërta