Andi Lila: Do të jap 200 përqind nga vetja

Andi Lila ka thënë se do të japin gjithçka për të mposhtur Zvicrën në ndeshjen hapëse të Euro 2016
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Andi Lila ka thënë se ata në ndeshjen kundër Zvicrës do të hyjnë për rezultat pozitiv dhe se do të japin 200 për qind nga vetja e tyre.

Ai tha se skuadra është në gjendje të mirë, por duhet të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të ndjekin rrugën që i ka kualifikuar në Evropian.

“Gjendja psikologjike e skuadrës është shumë e mire. Ndeshjen me Zvicrën e pres me padurim dhe mendoj që do të bëjmë më të mirën në atë ndeshje. Do te futemi në fushë për rezultat maksimal”, tha fillimisht Lila gjatë konferencës për media.

“Janë të gjitha mundësitë që të dalim sa më mirë nga kjo ndeshje. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Duhet të ndjekim rrugën e drejtë që na solli deri këtu. Çdo futbollist do të japë 200 % në fushën e lojës për të nderuar fanellën”.

30-vjeçari e pranon se po jeton një përrallë pasi magjia e momenteve të tilla nuk qëndron thjesht në faktin se do të zbresin në fushë përballë më të mirëve të kontinentit.

“Këto ditë e kanë forcuar më tepër grupin tonë. Më duket vetja ndonjëherë sikur jemi në fëmijëri me shokët. Kjo është shumë pozitive për ndeshjet në vazhdim. Me rezultatet e mira ne do të jemi edhe më të afërt me njëri tjetrin”

Temat
RajonSport

Të afërta