AAK kthehet në Kuvend veç kur të diskutohet për Demarkacionin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të merr pjesë as në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.

Kështu bëri të ditur nënkryetari i kësaj partie Ali Berisha në një konferencë për media, derisa tha se ky vendim për bojkotim të seancave derisa në Kuvend të trajtohen çështja e Demarkacionit dhe Asociacionit është marrë kohë më parë.

Ai gjithashtu tha se vendimi i AAK-së është që të kundërshtohen këto dy marrëveshje me mjete demokratike brenda dhe jashtë Kuvendit, derisa theksoi se kur AAK të kthehet në Kuvend nuk do të përdor gaz lotsjellës.

Temat
LajmeVend

Të afërta