Ajo këtë e cilëson si gëzim të dyfishtë, pasi gjithmonë ka dashur që Tara ta ketë një motër.
Në një intervistë për Bebaime aktorja tregon se çifti e kanë vendosur edhe emrin, por derisa foshnja të lindë nuk dëshiron ta bëjë publik duke zbuluar vetëm se emri është interesant dhe i rrallë.
Sa i përket gjendjes së saj shëndetësore dhe kujdesit që Adonisi dhe Tara po i kushtojnë vazhdmisht, aktorja në intervistën në fjalë shprehet:
“Po ndjehem shumë mirë, madje shpesh harroj që jam shtatzënë dhe vazhdoj pothuajse gjitha aktivitetet dhe bioritmin e mëhershëm.
Po ushqehem mire, po mundohem edhe të pushoj pak më shumë, kujdesin e kam shumë të theksuar nga Adonisi dhe Tara, e cila vazhdimisht ka shumë kujdes për mua, dhe kjo po më befason se me çfarë përgjegjësie po sillet për pritjen e bebes, është shume e lumtur që do të jete motra e madhe”.
Ndryshe Teuta ka qenë në qendër të vëmenjdes të mediave rozë sa i përket ndarjes me Bleron dhe bashkimin e saj me Adonisin, mirëpo si duket edhe kjo ka kaluar dhe ajo po ndihet rehat në pritje për tu bërë përsëri nënë.