Lajme

Thirret Grupi Parlamentar i PD, Basha do ta informojë për takimin me Ramën

By Emanuel Demaj

June 07, 2016

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbledhë sot në orën 9:30, Grupin Parlamentar, për ta informuar në detaje për takimin që zhvilloi dje me kryeministrin Edi Rama.

Mbledhja zhvillohet jashtë radhe, nisur nga zhvillimet e rëndësishme politike të momentit që kanë të bëjën me miratimin e Reformës në Drejtësi.

Sikur u bë publike nga dy liderët dje, të mazhorancës dhe opozitës, takimi ndërmjet tyre për konsensus për reformën nuk pati rezultat dhe tashmë pritet se cila do të jetë lëvizja e radhës e mazhorancës për ta miratuar pa opozitën, këtë reformë dhe e opozitës, për të mbrojtur qendrimin e saj.