Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbledhë sot në orën 9:30, Grupin Parlamentar, për ta informuar në detaje për takimin që zhvilloi dje me kryeministrin Edi Rama.
Mbledhja zhvillohet jashtë radhe, nisur nga zhvillimet e rëndësishme politike të momentit që kanë të bëjën me miratimin e Reformës në Drejtësi.
Sikur u bë publike nga dy liderët dje, të mazhorancës dhe opozitës, takimi ndërmjet tyre për konsensus për reformën nuk pati rezultat dhe tashmë pritet se cila do të jetë lëvizja e radhës e mazhorancës për ta miratuar pa opozitën, këtë reformë dhe e opozitës, për të mbrojtur qendrimin e saj.