Skandal: Burri rrah gruan në sy të fëmijëve (Video)

Një skandal ka ndodhur sot në mes të Vlorës, ku një burrë ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Edhe pse ndodhet në mes të qytetit ku ka shumë kalimtarë rasti, zotëria është aq i tërbuar saqë nuk kursehet aspak.

Të pranishëm në këtë “shfaqjeje” të shëmtuar janë edhe dy fëmijët e vegjël, një ndër të cilët gruaja e mban në krahë.

Në video duket momenti kur burri, nëse mund të quhet i tillë, kap për flokësh gruan, ndërsa më vonë e shkelmon me sa ka fuqi.

Temat
LajmeRajon

Të afërta