Shpend Ahmeti : Hashim Thaçit e Isa Mustafës

Sipas Ahmetit të vetmit që nuk po e pranojnë gabimin e bërë vet janë presidenti, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa.

“Ekspertët po thonë se demarkacioni duhet rinegociuar. Banorët po thonë se demarkacioni duhet rinegociuar sepse duan të mbesin në Kosovë ku kanë qenë. Mali i Zi po thotë se janë të gatshëm për të rinegociuar”, deklaron Ahmeti.

“Ndërkombëtaret po thonë se asnjëherë nuk e kanë mbrojtur një vijë apo tjetren sepse ajo është çështje në mes dy shteteve, por kanë ritheksuar rëndësinë e përfundimit të procesit sa më shpejtë”, shkruan Ahmeti në facebook.

“Edhe deputetë të koalicionit nuk janë për ta votuar këtë marrëveshje aktuale”.

Por sipas Ahmetit, të vetmit që nuk po e pranojnë gabimin janë Thaçi dhe Mustafa.

“Pse duhet ta mbajnë peng krejt këtë proces. Situata sa i përket kësaj çështjeje do të shtensionohej dhe zgjidhej shpejtë”.

11067678_10153857778557166_1708364090106666718_n

Temat
LajmeVend

Të afërta