Selimi: VV do ta përdor sërish gazin lotsjellës kundër Demarkacionit dhe “Zajdenicës’

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi thotë se do të përdorin sërish gazin lotsjellës në Parlament, nëse një gjë e tillë kërkohet për të kundërshtuar ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionin.

“Jo, nuk e ka problem Vetëvendosja. Vetëvendosja e ka problem nëse policë kufitarë të Malit të Zi zbresin aty ku nuk e kanë vendin. Ky është problemi. Opozita do të vazhdojë t’i kundërshtojë këto. Kemi përdorë metoda të cilat i kemi vlerësuar si të nevojshme dhe të domosdoshme për të ndalë një të keqe, e cila është e pakrahasueshme me gazin lotsjellës. Tek e fundit nëse është për të na vënë si faturë në fund, le të na vëjnë, por jo para se të ndalen të këqijat të cilat, po të ndodhin, nuk hiqen më. Gazi lotsjellës largohet për 5 minuta. Zajednica nuk largohet për 5 minuta as për pesë vjet. Madje as për 50”, tha Selimi për RTK3.

Selimi e ka quajtur të padrejtë kushtëzimin e demarkacionit me liberalizimin e vizave.

“Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë me protestë, qoftë brenda qoftë jashtë parlamentit të Kosovës, ratifikimin”, tha Selimi.

Temat
LajmeVend

Të afërta