Qeveri e dualizmave

Bashkimi në një koalicion qeverisës i dy partive më të mëdha në vend, PDK-së dhe LDK-së, ka bërë që Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa të marr kritika për dualizëm në qëndrime.

Madje ka nga ta të cilët vlerësojnë se një pjesë të Qeverisë e udhëheq PDK-ja, ndërsa pjesën tjetër LDK-ja, e jo si në partneritet sic do duhej.

Këshilltari politik për media i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu, e pranon se sfidat më të cilat është përballur e kanë bërë të ndjeshëm koordinimin dhe bashkëpunim në mes të ministrave në Qeverinë Mustafa.

Koalicioni, sipas Abdullahit është i qëndrueshëm dhe funksional.

Për njohësin e çështjeve politike, Haki Abazi, koalicioni PDK-LDK është jo natyror.

“Ky koalicion i kundërshtarëve të rreptë politik nuk mund të prodhojë agjendë zhvillimore në Kosovë”, tha Abazi.

Temat
LajmeVend

Të afërta