Botë

Luis Enrique ska lidhje me biznes, 3 lojtarë largohen “pa pare”

By Dijart Dyla

June 07, 2016

Barcelona nuk është e treguar e mirë në biznes deri më tani. Nga katër futbollistë që janë larguar nga skuadra aktualisht, tre prej tyre kanë ikur si transfere të lira.

Marc Bartra është i vetmi që i ka sjellur të ardhura Barcelonës. Mbrojtësi spanjoll është shitur për 8 milionë euro te Borusia Dortmund.

Daniel Alves do ti bashkohet Juventusit si transfer i lirë, Adriano ka marrëveshje me Lazion poashtu si transfer i lirë, ndërsa Sandro është ndarë me skuadrën pasi që nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët për vazhdimin e kontratës.