Lajme

Ivanov e fal mjeken e cila punonte me diplomë të rrejshme

By FIRST CHANNEL

June 07, 2016

Të njëjtën ditë kur tërësisht e shfuqizoi faljen e politikanëve, presidenti Gjorgje Ivanov, ka sjellë vendim për falje të 26 personave të ri, bën të ditur Fokus, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në mesin e të falurve është edhe Ljubica Karovska e cila ishte e dënuar me 11 muaj burg, sepse me diplomë të rrejshme punonte si mjeke në Shtëpinë e shëndetit në Kavadar.

Me faljet e reja të Ivanovit, dy persona janë liruar nga vuajtja e dënimit burg, gjashtë të tjerëve burgimi iu është zëvendësuar me dënime me kusht prej tre respektivisht dy vite, ndërsa njëzet të dënuar pjesërisht lirohen nga dënimi.

Të gjithë këto falje janë publikuar në numrin e fundit të “Gazetës zyrtare” të Republikës së Maqedonisë.