I mbijetuari në masakrën te Ura e Taliqit në Gjakovë ankohet për Mimozën: Nuk mbajti premtimin për lapidar

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, nuk e ka mbajtur premtimin për lapidarin kushtuar 26 të rënëve te Ura e Taliqit me datën 7 Maj 1999 në qytetin e Gjakovës.

Në prezencën e 2.500 personave dhe familjarëve të të rënëve, Kusari – Lila u ka premtuar në zgjedhjet e vitit 2013 se do të bëjë lapidarin, në majin e parë pasi t’i fitojë zgjedhjet.

I mbijetuari në masakrën e Urës së Taliqit në Gjakovë, Agron Binaku është shprehur:

“Deri në prill të vitit 2016 as që e ka përmendur këtë çështje, me iniciativën e familjarëve dhe miqëve të vullnetit të mirë në prill të këtij viti jemi mbledhur së bashku që t’ju kushtojmë të rënëve me datën 7 Maj 1999 një lapidar përkujtimor, mirëpo komuna e Gjakovës me ftesën e kryetares Mimoza Kusari – Lila me datën 20 Prill 2016 thotë se është obligim institucional dhe se e marrin përsipër çështjen e lapidarit dhe bëhet gurthemeli me datën 7 Maj 2016.

Ditët e para të Qershorit komuna thotë se nuk ka buxhet të mjaftueshëm për lapidar dhe ju familjarët duhet ta paguani gjysmën e kostos.

Familjarët kundërshtojnë, ose e bëni ju Lapidarin ose e bëjmë ne të gjithin, sepse ne familjarët nuk kemi kërkuar ndihmë nga komuna, por komuna me vetdëshirë e ka shprehur vullnetin për lapidar dhe në fund nuk e mbajti premtimin, kurse me datën 3 Qershor 2016 Komuna e Gjakovës ja ndalon të gjitha punimet kompanisë.

Kështu komuna e Gjakoves nuk bëri asgjë përveq se edhe një herë luajti me ndjenjat e familjarëve dhe ju humbi kohën duke i mashtruar se do e merr persipër këtë çështje dhe tash arsyetohet me mungesë buxheti.

Tani çështjen e lapidarit e marrin përsipër prapë familjarët e të rënëve te Ura e Taliqit në Gjakovë, të cilët falë vullnetit të tyre dhe njerëzve të mirë do e bëjnë të mundshme që lapidari të ngrihet.

Të zhgënjyerit familjarët.

Me respekt, i mbijetuari i kësaj masakre, Agron Binaku”

13393564_10209835548025031_1711878855_n

13340597_10209819997396275_904193620_o

Temat
LajmeVend

Të afërta