Gjyshja 89 vjeçare, shoqëruesja e nuses (Foto)

Një vajzë në ditën e saj më të rëndësishme ka zgjedhur që të ketë në krah dhe gjyshen e saj 89-vjeçare. Christine Quinn vendosi që mes katër shoqërueseve motrën, dy shoqe, të kishte dhe gjyshen e saj Elisabeth Goven.

“Kush nuk dëshiron që shoqja e saj më e mirë ta shoqërojë në një ngjarje kaq të rëndësishme? Unë kam një lidhje shumë të fortë me gjyshen time dhe shkojmë mjaft mirë. Të gjithë miqtë e mi e duan gjyshen dhe kështu ne kaluam çaste të mrekullueshme duke planifikuar ceremoninë e dasmës. Ajo më ka pyetur më qindra herë: ‘Përse të duhet një grua e moshuar në dasmën tënde. Të gjitha shoqërueset e tua janë të reja dhe bukura, ç’të duhem unë”, tregon vajza.

Christine i tregoi gjyshes së saj se sa shumë e vlerësonte dhe pas shumë këmbënguljesh nga ana e saj, 89-vjeçarja pranoi ta shoqëronte mbesën në një ditë kaq të rëndësishme.

Batutat e gjyshes i kanë argëtuar pafund të ftuarit, të cilët kanë qeshur gjatë gjithë kohës. Për më tepër, 89-vjeçarja iu bashkua festës pas ceremonisë zyrtare.

243373
243371
243372

Temat
Fun

Të afërta