Gazeta zvicerane “Blick” vjen edhe në gjuhën shqiptare, gjatë kohës së Kampionatit Evropian 2016.
Gazeta e njohur ka paralajmëruar sot në ballinën e saj se do t’i informojë shqiptarët e Zvicrës me gjuhën shqipe, për më të rejat nga Kombëtarja e Shqipërisë, e cila merr pjesë për herë të parë në “Euro 2016″.
“Të nderuar motra dhe vëllezër nga Zvicra, gjatë tanë javës së ardhshme gazeta ‘Blick’ ju informon në gjuhën shqipe.
Ngjarjet më aktuale të Kombëtares Shqiptare – çdo ditë në gjuhën e juaj”, thuhet në pjesën e epërme të ballinës.
Lajmi sigurisht është mirëpritur nga shqiptarë të shumtë që jetojnë në shtetin helvet, me lajmin që ka bërë bujë të madhe edhe në internet.