Një foshnjë e vogël vetëm pesë muajshe, i’u refuzuar birësimi për shkak të problemit që ajo kishte në fytyrë. Nëna biologjike e foshnjës 5-muajsh Abigail Lynn, kishte vendosur që të mos e mbante vajzën e saj dhe nëpërmjet një agjencie, kishte gjetur edhe prindërit birësues. Gjithçka shkoi siç e kishin planifikuar deri në momentin kur nëna birësuese pa foshnjën.
Sapo pa vogëlushen ajo e larguar, duke argumentuar se nuk ishte fëmija që kishte ëndërruar dhe kishte dashur të adoptonte. Dhe kjo erdhi, për shkak të sindromës së rrallë të foshnjës, e cila nuk lejon zhvillimin e tipareve të fytyrës.
Tashmë vogëlushja jeton me nënën biologjike Christina Fisher në Florida. Ajo thotë se ndihet shumë e lumtur me të bijën dhe nuk do ta imagjinonte dot jetën pa të.
Abigail Lynn ka lindur me një gjendje shumë të rrallë, sindromën “Treacher Collins”, më 11 janar të 2016-s