Bën vetëvrasje live në rrjetet sociale (Video)

Drejtësia franceze ka hapur një hetim pasi pasditen e djeshme një vajzë ka filmuar vetëvrasjen duke shpërndarë imazhet live në aplikacionin “Periscope”.

Ngjarja ka ndodhur në lokalitetin Egli, në rrethinat e Parisit. Sipas hetimeve paraprake, vajza është hedhur në binarët e një treni urban pak minuta pasi i kishte dërguar një sms dikujt që njihte mirë, për ta paralajmëruar për vendimin për t’i dhënë fund jetës.

Ngjarja ka tronditur mbarë shoqërinë franceze. Prej kohësh në shumë vende të botës është ngritur shqetësimi për të ashtuquajturën “ana e errët” e rrjeteve sociale./TCH/

Temat
Fun

Të afërta