Ymeri konfirmon kthimin në Kuvend, paralajmëron kundërshtimin e njëjtë të marrëveshjeve

Lideri i Lëvzijes Vetëvendosje Visar Ymeri, gjatë konferencës për media që po zhvillohet tani ka theksuar se kryesia e VV pas mbledhjes së mbajtur ka vendosur që të kthehen në kuvend.

“Ne do të bëjmë opozitën ashtu siç e kemi bërë çdo herë. Cfarëdo tentimi që ti ringjall projektet e dëmshme për vendin, Asocioni i Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacioni do ta rikthejnë edhe më fuqishëm kundërshtimin tonë” ka thënë Ymeri, raporton Indeksonline.

Gjithashtu Ymeri ka thënë se VV ka qenë kundër daljes së opozitës nga Kuvendi i Kosovës

VV ka qenë kundër daljes së opozitës nga Kuvendi i Kosovës dhe se sot po shihet qe mospranimi i opozitës është negativ.
Gjithashtu Ymeri ka theksuar se kanë propozuar që të takohen me partitë e tjera opozitare.

“Kam kontaktuar me Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn për një takim”ka thënë Ymeri.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar Glauk Konjufca ka thënë se opozita do të vazhdojë kundërshtimin e këtyre projekteve.
“Subjektet opozitare kanë qëndrimet e njëjta për Demarkacionin dhe Zajednicën. Ne jemi të shqetësuar me deklarata e fundit të Qeverisë Mustafa, të disa ministrave, që po duan ta sjellin sa më shpejt punën e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Konjufca, raporton Indeksonline.

Gjithashtu Konjufca ka thënë se “Njëri ministër ka thënë që demarkacioni vjen në qershor ndërsa tjetri në korrik. Ne mendojmë që kur të vijnë këto projekte, të qëndruarit e opozitës e bënë të pamundshme luftimin e demarkacionit”.

Po ashtu Konjufca ka shtuar se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me subjektet e tjera opozitare.

Gjithashtu sipas Konjufcës asnjë zyrtar nga BE-ja nuk e ka thënë se ky demarkacionin duhet të kalohet i tillë

“Dhe nuk besoj se do te pengoj ne heqjen e vizave.”, ka shtuar Konjufca.

auto_viski1465215341

Temat
LajmeVend

Të afërta