Vazhdon kontrabanda me derivate në veri

Kontrabanda me derivate të naftës po vazhdon në veri të Mitrovicës.

KosovaPress-i ka arritur sot në mëngjes që përmes disa fotografive të kap cisternën me targa të Serbisë (NP 045- SG) me derivate kontrabandë, duke u zbrazur në pompën e benzinës që ndodhet në rrugën e ‘Kolashinit’ afër ‘Tre rrokaqiejve’ në veri të Mitrovicës, pronar i së cilës është Stefanoviq-Comba.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se kjo cisternë me derivate ka ardhur nga Zubin Potoku, përkatësisht nga pompa e benzinës, pronarë të së cilës janë vëllezërit Milojko dhe Miljan Radosavljeviq (Babudovci), të njohur për këtë veprimtari në atë pjesë.

“Këto derivate që më parë kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Zubin Potok, furnizojnë pothuajse për çdo ditë derivate kontrabandë në disa nga pikat e karburantit në veri të Kosovës. Kjo ndodhë kryesisht rreth orës 8:00 të mëngjesit, atëherë kur bëhet pranim-dorëzimi i ndërrimeve të patrullave poli core nëpër rrugë”, kanë thënë burimet.

Sipas këtyre burimeve, për ‘Babudovcët’ nga Zubin Potoku ekziston një fletëarrest për veprimtari kriminale, por që ata lëvizin lirshëm në atë pjesë, fal lidhjeve të forta që mbajnë me disa krerë policorë në veri, njëri prej të cilëve është edhe kapiteni i Policisë, Miodrag Lekiq.

1-12-780x439

2-9

Temat
LajmeVend

Të afërta