Vajza që shëtit botën pa shpenzuar asnjë cent

E kujt nuk i pëlqejnë udhëtimet. Çdo njeri kërkon që për pak kohë të shkëputet nga rutina e përditshme, të marrë makinën e thjesht të largohet në një vend tjetër. Por gjithashtu ka njerëz të cilët jetojnë për të udhëtuar. Një ndër këta njerëz është Chelsea Snow, e cila udhëton në të gjithë botën e luksit duke realizuar ëndrrën e saj, por nuk shpenzon asnjë qindarkë.

Arsyeja është se shpenzimet i heqin meshkujt me të cilët ajo del. E veçanta e Chelseas është se asnjëri nga meshkujt nuk e detyron për të bërë seks.

Edhe pse ka dalë me 30 njerëz të ndryshëm të cilët e kanë shëtitur në skaje të ndryshme të botës, ajo insiston se asnjëri nuk i ka kërkuar të shkojë me të. “Shumica e meshkujve në të 20-tat dhe të 30-tat janë lodhur duke udhëtuar vetëm e ajo çfarë kërkojnë është thjesht një shoqëruese në udhëtimin e tyre. Nuk ka presion seksual, fillimisht njihemi dhe bëj thjesht çfarë ndjej. Jeta ime ka ndryshuar plotësisht edhe pse pa bërë asgjë.”

Chelsea u njoh me këta meshkuj në një faqe lidhjesh online prej një viti dhe tashmë ajo thotë ka rënë në dashuri me këtë lloj jetese dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë.

chelsea snow

Temat
Fun

Të afërta