Takimi i vitit në Tiranë, Rama-Basha

Dy liderët e partive më të mëdha në Shqipëri, Edi Rama dhe Lulzim Basha, pritet të takohen sot në orën 17:00 në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë, për të diskutuar mbi dy reforma të rëndësishme, të drejtësisë dhe zgjedhjet.

Kabinetet e dy partive politike janë përgatitur për të hedhur në diskutim çështjet me të rëndësishme të cilat po e mbajnë pezull politikën shqiptare.

Takimi mes dy liderëve kryesore të partive politike në vend do të jetë vendimtar për të ardhmen e vendit, ose një goditje përfundimtare.

Kryeministri Edi Rama pritet që të shoqërohet nga kreu i Komisionit për Reformën në Drejtësi dhe Bashkim Fino, që drejton komisionin për Reformën Zgjedhore, ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha do të shoqërohet nga nënkryetari i Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi.

Temat
LajmeRajon

Të afërta