Botë

Schweinsteiger drejt largimit nga United

By FIRST CHANNEL

June 06, 2016

Pas vetëm një viti në Manchester United, Bastian Schweinsteiger mund të largohet gjatë kësaj verë nga “Old Traffordi”.

Mediat angleze shkruajnë se “Djajtë e Kuq” janë gati ta shesin gjermanin, i cili një vit më parë iu bashkua Unitedit nga Bayern Munich.

Schweinsteiger është duke u vëzhguar nga disa klube tjera evropiane, dhe duket se lojtari nuk është në planet e trajnerit të ri te Unitedit, Jose Mourinho.

Ai momentalisht është i koncentruar në kampionatin evropian ku është pjesë e Gjermanisë.