Rama befason Kombëtaren (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ju ka përgatitur një surprizë kuqezinjve në ditën e tyre të fundit në Itali.

Mbrëmjen e së dielës kreu i ekzekutivit i shoqëruar dhe nga deputeti Bashkim Fino, i njohur për pasionin e tij për futbollit kanë vizituar hotelin ku ndodhet i grumbulluar ekipi Kombëtar në Bergamo.

Ai ka pirë një kafe me Presidentin e FSHF, Armand Duka, trajnerin Gianni de Biasi, ndërsa më pas është bashkuar me ta Paolo Tramezzani.

Kjo ishte thjesht një përshëndetje pasi kryeministri Rama ka parashikuar për mëngjesin e së hënës edhe përcjelljen zyrtare të ekipit nga Italia në nisjen drejt Francës në vendgrumbullimin e Perros Guirec.

Temat
RajonSport

Të afërta