Nainggolan ndërron mendje, dëshiron kalimin te Chelsea

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, ka konfirmuar se Chelsea dëshiron ta transferojë atë në Angli gjatë verës.

Belgu është përfolur për një kalim në Londër qe një kohë të gjatë, por së fundmi kishte thënë se nuk është i interesuar të largohet.

Megjithatë, 28-vjeçari duket se ka ndërruar mendje dhe ka pranuar se klubet janë në bisedime për një transferim potencial në Ligën Premier, transmeton koha.net.

“Ka pasur kontakt mes Romës dhe Chelseat. Por nuk do të përfshihem deri sa nuk ka marrëveshje mes klubeve”.

“Chelsea është i vendosur ta forcojë skuadrën dhe Antonio Conte është trajner që donte të nënshkruante me mua edhe më parë.

“Por, transferimi nuk është punë e kryer dhe nuk do të jetë e lehtë të largohem nga Italia pas 11 vjetësh”, ka thënë Nainggolan për HLN Nina.

Temat
BotëSport

Të afërta