Kompromiset e Qeverisë nuk i bindin serbët që t’i nënshtrohen regjistrimit

Qeveria i ka veshur me petkun e karakterit etnik edhe ligjet të cilat i propozon për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Përveç disa marrëveshjeve të arritura me Serbinë në kuadër të dialogut të Brukselit ku “veriu” gëzon ekskluzivitet, tani edhe ligjet po kërkohen të bëhen në atë frymë, shkruan sot Koha Ditore.

Kësisoj, Qeveria ka iniciuar një projektligj vetëm për komunat veriore, në mënyrë që të evidentohet për herë të parë numri i popullsisë në atë pjesë. Përveç ligjit, Qeveria ka pranuar që të rritet numri i këshilltarëve në dy komuna.

Procesi i regjistrimit pritet të nisë përkundër faktit se nuk ka ndodhur ende kthimi i të zhvendosurve shqiptarë në pronat e tyre në veri. Përfaqësues komunalë kanë thënë se ky proces nuk ka kuptim të fillojë përderisa shqiptarët vazhdojnë të jenë azil në vendin e tyre.

Temat
LajmeVend

Të afërta