Bëhet fjalë për një shqiptar, i cili i vetëm kontrollon trafikun e heroinës nga Shqipëria për në Lugano të Italisë. Shtypi italian shkruan se ai jeton në Shqipëri, nga ku komandon të gjithë këtë linjë trafiku.
Shtypi e quan “mjeshtri i drogës”, kurse të tjerë e thërrasin Johnny, Joni, Loke, Shoku ose thjesht Bos. Emri i tij i vërtetë është aktualisht i panjohur, por ajo që është e sigurt është se shqiptari çdo muaj rekruton nga një ndërlidhës, veçanërisht të papunë, dhe i dërgon në Lugano për të trafikuar dhe shpërndarë heroinën, shkruan SYRI.net.
Sigurisht që kjo bëhet përmes pagesës. Më herët, gjatë vitit 2015 janë arrestuar nga policia italiane në këtë rajon 8 persona që shpërndanin heroinë. Të gjithë këta ishin korrierë dhe besohet se vareshin nga ky shqiptar që kontrollon trafikun e heroinës në Lugano.
Policia është duke hetuar ndërkohë këtë rast, por ky shqiptar anonim jeton në Shqipëri dhe prej këtej drejton gjithçka. Siç përmendëm më lart, ai vendos persona të tjera për të transportuar heroinën në Itali. Të gjithë korrierët e arrestuar më parë janë nga Shqipëria.