E përditshmja britanike: Bebe Rexha një nga yjet më të kërkuara të industrisë së muzikës (Foto)

Bebe Rexha shumë shpejt është bërë një nga yjet më të kërkuara të industrisë së muzikës. Kështu e nis shkrimin gazeta prestigjioze, Daily Mail.

Për të përditshmen britanike këngëtarja shqiptare zbuloi se frymëzohet nga Hip-hop artistët meshkuj.

Por, bashkëpunimin më të suksesshëm e ka pasur kohët e fundit me reperen amerikane, Nicki Minaj, “No Broken Hearts Broken”.

“E shoh veten si një artist mashkull. Unë frymëzohem nga artistë e hip hop”, tha Rexha për gazetën britanike, transmeton Telegrafi.

Dhe me sa duket këngëtarja 26-vjeçare e ka një idol, nga i cili edhe frymëzohet për këngët e saja. “Unë dua të jem Kanye West dhe të bëjë muzikën që ai e bën. Unë nuk trembem”, tha më tutje Bebe.

bebea

Ajo më tutje tregon se ka prejardhje prej një familje shqiptare. “Në New York rriteni si një femër, por kur prindërit e tu vijnë nga një vend tjetër (Shqipëria), ju trajtojnë si një prej djemve të tyre”.

Së fundi këngëtarja ka pasur një performancë të jashtëzakonshme në një klub nate londinez të dedikuar për homoseksualët.

Temat
Showbiz

Të afërta