U raportua se kanë shpenzuar 1 milionë funta në martesën e tyre tre vite më parë.
Prandaj nuk është surprizë se bokseri Amir Khan dhe gruaja e tij Faryal shpenzuan një shumë marramendëse për ditëlindjen e dytë të vajzës së tyre.
Bokseri 29 vjeçar dhe gruaja e tij Faryal, 24, organizuan një ditëlindje madhështore për vajzën e tyrë Lamaisah, organizim i cili kushtoi hiq më pak se 100 mijë funta.
Në event ishin 250 të ftuar dhe u mbajt në stadiumin Macron.
Faryal shpenzoi 3 muaj për të organizuar festën dhe punësoi princesha të Disnëy dhe balerina për t’i argëtuar të ftuarit.
Amir tha se: “Çdo cent i shpenzuar për vajzën time ja vlen. Sepse në fund të fundit puna që e bëj është vetëm për të, për fëmijën tim”.
Ndërsa nëna e vajzës Faryal është shprehur se ka dëshiruar diçka madhështore dhe me shaka ka thënë se nuk do të bëjë më asgjë derisa vajza të mbush 16 vjeç.