Anija me 88 pasagjerë përplaset me shkëmbin

Një anije me 88 pasagjerë në bord është përplasur me një shkëmb duke rrezikuar jetën e turistëve por edhe të ekuipazhit në lumin Yangtze, në jugperëndim të Kinës por fatmirësisht të gjithë u shpëtuan pa pësuar asnjë lëndim përpara se anija të mbytej.

Anija po lundronte nga lumi drejt provincës qëndrore Hubei në Kinë kur papritur gjatë udhëtimit u përplas me një shkëmb.
Përplasja shkaktoi dëmtime të konsiderueshme në kabinë ndërsa motorri pushoi se funskionuari.

Menjëherë më pas anija nisi të zhytej në ujë.

Ekipet e kërkim shpëtimit nisën menjëherë punën për evakuimin e pasagjerëve në bord duke i transferuar në pika të sigurta.
Shkaku i këtij aksidenti është ende nën hetim nga autoritetet.

Temat
BotëLajme

Të afërta