Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të dielën, do të vizitojë Bashkësinë Islame të Kosovës.
Bazuar në njoftimin e zyrës së kryeparlamentarit, Veseli do të vizitojë BIK-un për të uruar Myftiun Naim Tërnava.
Nëpërmjet kësaj vizite, Veseli do të urojë Myftiun dhe të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit./lajmi.net