Telefoni i zgjuar që kushton 14 mijë dollarë (Foto)

Një telefon i zgjuar për përdorim specific dhe më një çmim marramëndës. Bëhet fjalë për “Solarin”, telefonin e prodhuar nga kompania më e re britanike “Sirin Labs”.

“Solarin” është i pajisur me një procesor Snapdragon 810 me 2Ghz shpejtësi dhe 8 bërthama, 4 GB RAM, 128 GB memori të brendshme, 5 antena me shpejtësi të lartë interneti, kamerë 23.8 mega pikselë. Telefoni është i veshur me lëkurë italiane të cilësisë së lartë dhe ka sensorë me shenja gishtat, të personalizuar.

Telefoni është hedhur tashmë në treg me çmimin e çmendur 14 mijë dollarë. Kompania thotë se aparati ofron siguri të nivelit ushtarak. Ky telefon u sugjerohe biznesmenëve të cilët kanë sekrete për të ruajtur.

Megjithëse kanë qenë të shumta kritikat sa i përket dizajnit, deri në tallje në rrjetet sociale, celulari ka ngjallur besimin dhe ka tërhequr investues që kanë ofruar 72 milionë dollarë për zhvillimin e mëtejshëm të tij.

auto_1464772305-and5_1464803167-29061521465028539

Temat
Teknologji

Të afërta