Trajneri i Kombëtares, Gianni DeBiasi është tolerant me Ledian Memushajn.
Mesfushori ka marrë lejen për të qenë në fushë në finalen e parë play off të Serie B ku skuadra e tij do të përballet me Trapanin.
Kapiteni i skuadrës nga Abruzzo është lejuar nga strategu italian për të jetë i pranishëm në këtë sfidë delikate për bardhekaltërit edhe pse rregullorja e UEFA-s nuk e detyron për të marrë një vendim të tillë.
Ndeshja do të zhvillohet të dielën në orën 20:30 dhe lojtari i lindur në Vlorë do të rikthehet në grupin kuqezi vetëm të hënën paradite.
Memushaj u aktivizua gjatë gjithë pjesës së dytë në miqësoren kundër Ukrainës të zhvilluar në Bergamo.