Merkel: Nëse mbyllim kufijtë, Evropa merr fund

“Nëse i mbyllim kufijtë, Evropa merr fund”. Kjo ka qenë deklarata e bërë nga kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë kongresit të CDU-së.

Kancelarja gjermane i është kundërpërgjigjur kështu ideve që vijnë nga Austria dhe synojnë frenimin e emigracionit përmes mbylljes së kalimit të Brenerit, në kufirin mes Italisë dhe Austrisë.

Merkel ka deklaruar se deri para pak kohësh 50 mijë persona arritën në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë. “Nëse këto flukse tani zhvendosen drejt Libisë dhe Italisë, nuk mund të themi se duhet të mbyllim Bernerin”, shprehet kancelarja.

Sipas Merkelit duhet më tepër solidaritet dhe ndihmë për vendet që kanë nevojë, për të shmangur udhëtimet ilegale përmes skafistëve.

“Nuk mund të shtiremi sikur nuk ka ndodhur gjë dhe të themi që skafistët të bëjnë ç’të duan dhe ne të mbyllim kufijtë”, vijoi Merkel, duke nxjerrë në pa faktin se qindra persona janë mbytur gjatë udhëtimit të tyre për në “tokën e premtuar”.

Temat
BotëLajme

Të afërta