Një fotografi e reperit Cozman bashkë me Kjarën, vajzën e Besa Gashit dhe Albert Krasniqit, bëri mediet kosovare të shkruajnë për faktin se pasi Alberti dhe Cozman kanë ruajtur miqësinë e tyre, a ka ndodhur e njëjta gjë me Besën dhe Tunën?
Burime të Indeksonline të afërta me Besën bëjnë të ditur se këngëtarja nga Shkupi dhe ish Miss Kosova nuk kanë asnjë marrëdhënie shoqërore mes vete.
Kujtojmë, se Tuna ishte njëra nga shkaktarët e ndarjes së Besës dhe Albertit, mirëpo, kjo gjë ndodhi vetëm përkohësisht pasi sot Besa dhe Alberti janë bashkë dhe ndjehen shumë të lumtur.
Po ashtu, vlen të theksohet fakti se përpos Besës, me Tunën është ndarë edhe tashmë ish i dashuri i saj Cozman i cili edhe pse i ndarë është në formë mjaft të mirë dhe sipas postimeve në rrjetet sociale nuk po vuan fare!