Lajme

AKR kërkon debat publik për Trepçën

By FIRST CHANNEL

June 04, 2016

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me mënyrën se si po trajtohet Trepça.

Në një komunikatë dërguar mediave thuhet se AKR-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të japë llogari para qytetarëve të vendit se pse ende edhe pas një viti e gjysmë nuk ka ligj për Trepçën.

“Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë ta dinë se çka është duke u bërë me gjigandin më të madh ekonomik tē Kosovës, Trepçën”, thuhet në komunikatë.

AKR thotë se duke qenë të vetëdijshëm për mungesën e kapaciteteve dhe njohurive të kësaj qeverie për një zgjidhje të qëndrueshme për Trepçën, kërkon që lidhur me problemin e kësaj ndërmarrje dhe modalitetet e zgjidhjes përfundimtare të statusit të saj të organizohet një debat publik ku do të merrnin pjesë përfaqësues të të gjitha subjekteve politike, shoqëria civile, minatorët dhe grupet tjera të interesit.