VV-së i bashkohet edhe Dukagjin Gorani

Analisti politik, Dukagjin Gorani, i është bashkuar sot zyrtarisht Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një prononcim për Indeksonline, Gorani ka thënë se arsyeja e aderimit të tij në këtë parti është se Vetëvendosje është organizata e vetme politike në Kosovë.

“Aderimi në Vetëvendosje është nga dëshira për tu angazhuar politikisht. Unë nuk e kam fshehur kurrë faktin se kam pasur simpati për këtë subjekt, sepse mendoj që Vetëvendosje është organizata e vetme politike në Kosovë e cila e përmbush definicionin e një partie”, ka thënë Gorani.

Kujtojmë se Gorani ishte këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi./Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta